Majko, deputeti më i ri betohet në Kuvend

11 prill 2022 | 17:39

Pandeli Majko është betuar ditën e sotme pasi mori mandatin e deputetit. Ai ka bërë betimin para deputetëve sipas procedurës në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Pandeli Majkos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend Alqi, Bllakon, pasi ky i fundit u arrestua nga SPAK.

Kujtojmë se Majko në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit të vitit të kaluar nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, teksa ishte i renditur i 19-ti në listën e Partisë Socialiste në Tiranë.

Pas dorëzimit të mandatit të Bllakos, Majko ishte kandidati që kishte fituar më shumë vota personale, ndaj sipas Kodit Zgjedhor, i takon atij të jetë pjesë e Parlamentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Youri Tielemans raportohet se është objektivi kryesor i Manchester Unitedit…