
Majko: Unë nuk do ta padisja Ramush Haradinajn
I ftuar në “A-Show” në Syri TV, ministri i Diasporës dhe ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë krizës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko ka komentuar situatën më të fundit në Prishtinë dhe vizitën e fundit të Edi Ramës atje.
Sipas tij, Kosova kishte shumë nevojë në këto momente për vizitën e një autoriteti të lartë nga Tirana pasi situata atje është shumë e ndërlikuar.
“Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negocimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë.
Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson”, ka deklaruar Majko.
Sot Edi Rama bërë me dije se do ta tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
I pyetur nga Adi Krasta nëse edhe Majko do ta bënte të njëjtin akt që bëri edhe kryeministri, ai u shpreh i prerë: “As që diskutohet që jo”.