Majlinda Kelmendi, mysafirja e parë e presidentes Osmani

06 prill 2021 | 11:42

Vjosa Osmani në një ceremoni shtetërore ka pranuar detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Pas kësaj ceremonie e cila është mbajtur në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, Osmani është nisur drejt zyrës së saj në Presidencë, ku ka pritur mysafiren e parë.

Bëhet fjalë për kampionen e botës në xhudos, Majlinda Kelmendi.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se është kënaqësi ta pres në zyrë Kelmendin dhe të bashkëbisedojë me të për të ardhmen.

“Xhudistët tanë e kanë nderuar shtetin tonë e kanë lartësuar flamurin e Kosovës. Ka qenë rendësi për në që xhudistët që kanë qenë simbol për Kosovën, t’i pres në zyrën time që të bashkëbisedojmë për të ardhmen. Është e domosdoshme që shteti ynë të qëndrojë pranë tyre. T’i përkrah dhe ta shohim që flamuri ynë të valoj lart e më lart nëpërmjet fitoreve duke shpresuar që edhe tash e tutje do të na gëzoni pa masë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Kelmendi e ka uruar Osmanin për postin e ri, duke thënë se është kënaqësi dhe privilegj të jetë mysafirja e saj e parë e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Majlinda Kelmendi ishte në mesin e shumë personaliteteve që…