Majlinda Kelmendi: Synoj ta mbroj titullin në Lojërat Olimpike

21 korrik 2021 | 15:10

Majlinda Kelmendi është e gatshme për sfidat që e presin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudistja e Kosovës i ka lënë prapa lëndimet dhe është në formë të mirë para fillimit të garës më të madhe të sportit. Ajo e ka çuar deri në fund plan-programin dhe ka mundur të ushtrojë si duhet. Kampionia olimpike zotohet se do ta japë më të mirën nga vetja për t’i sjellë përsëri medalje Kosovës, njëjtë siç bëri në “Rio 2016”.

Majlinda e pranon se ka presion, kur dihet se është kampione olimpike. Por, ajo do të mundohet ta menaxhojë atë. Kelmendi pret që edhe xhudistët tjerë të fitojnë medalje në Olimpiadë. Në fund, ajo i ka këshilluar sportistët që këtë ta shohin si një garë. Të mundohen ta shijojnë deri në maksimum, pasi është një mundësi që ndoshta të vjen një herë në jetë.

“Po ndihna mirë dhe jam gati si fizikisht ashtu edhe psiqikisht. Jam në formë të mirë dhe shpresoj për më të mirën. Gjithçka ka shkuar mirë, duke filluar nga përgatitjet bazike deri të ato përfundimtare. Jam e lumtur që kam mundur ta dërgoj deri në fund planprogramin e Tonit. Nuk mund të them se nuk kam presion, por kam me pak se para Lojërave Olimpike në Rio për faktin se tash jemi pesë sportist se mund të marrim medalje. Do të japi maksimumin për të mbrojtur titullin”, ka thënë Kelmendi për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramzi Lladrovci, i është përgjigjur…