Majmunët sulmojnë dhe lëndojnë 49 persona në Japoni

27 korrik 2022 | 20:19

Një grup i majmunëve i kanë sulmuar dhe i kanë lënduar të paktën 49 persona. Rasti ka ndodhur në qytetin Yamaguchi, të Japonisë.

Njëri prej majmunëve është zënë në ambienti e një shkolle të mesme, dhe është vrarë.

Që disa javë autoritetet lokale janë vënë në kërkim të majmunëve veprimet e të cilëve janë bërë lajm ditët e fundit në mediet ndërkombëtare.

Veprimet e tyre i kanë detyruar autoritetet të krijojnë një grup të posaçëm që është vënë në kërkim të majmunëve, të cilët arritën të gjenin edhe një prej tyre.

Ata e qëlluan kafshën me një armë qetësuese pranë liqenit në ambientet e shkollës, ndërsa më pas e vërtetuan se ishte një nga majmunët që kishte kryer sulme.

Ai ishte rreth 4 vjeç, ndërsa ishte i gjatë rreth 50 centimetra, shkruan CBS News

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë…