Makinës së “pashkatërrueshme”, i thyhet xhami që në prezantim! (Video)

22 nëntor 2019 | 18:04

“Cybertruck” është kryevepra dhe revolucioni i radhës i “sjellë në jetë” nga Tesla.

Gjigantët e prodhimit të makinave elektrike, prezantuan modelin e tyre të gjashtë, automjetit SUV që premton të jetë i pa shkatërrueshëm.

“Monstra” e re e Teslas do të jetë e gjatë 588 centimetra dhe 190 centimetra e gjerë, ndërsa do të ketë kapacitet deri në 6 vende. Çmimet do të varjojnë nga 40 mijë deri në 70 mijë dollarë dhe makina do të dalë në treg vitin e ardhshëm.

Gjatë prezantimit nga Elon Mask mbi “Cybertruck” u bënë prova të ndryshme për të vërtetuar fortësinë e makinës. Megjithatë, testi i dritareve rezultoi jashtë pritshmërive, me automjetin që përfundoi me xhama të krisur./A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka deklaruar vazhdimisht se nuk…