Malazezët do t’i bashkohen KFOR-it

28 shkurt 2018 | 10:10

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka thënë se vendi i tij do të rrisë pjesëmarrjen e trupave të saj në misionin në Afganistan dhe do të dërgojë dy oficerë për herë të parë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Boshkoviq, i cili është në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i tha Zërit të Amerikës se oficerët malazezë do t`i bashkoheshin KFOR-in deri në fund të vitit.

Ai shpjegoi se Mali i Zi, si një anëtar i NATO-s, do të dërgojë një oficer në shtabin e KFOR -it në Prishtinë dhe tjetrin në zyrën ndërlidhëse të vendosur në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se pret…