Maldini zbulon të ardhmen e Donnarummas

27 maj 2021 | 10:08

Ishte konfirmuar nga ardhja e Mike Maignan në Milano, por tashmë gjithçka është zyrtare.

Gianluigi Donnarumma nuk është më lojtar i Milanit. Lajmin e njofton drejtori sportiv i kuqezinjve, Paolo Maldini, që kërkon respekt për portierin sepse sipas tij ka dhënë shumë për skuadrën.

“Mendoj se duhen falënderuar të gjithë lojtarët, që kanë bërë këtë sezon të pabesueshëm. Gigio ka qenë lider dhe shpesh kapiten. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë çfarë do të thotë të jesh profesionist, që duhet të jesh gati të ndryshosh fanellën.

Është e vështirë ta pranosh, është gjithmonë më e vështirë të gjesh karrierë. Duhet të ketë respekt për kë ka dhënë shumë te Milani, nuk ka treguar kurrë mungesë respekti. Rrugët tona ndahen, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse t’i uroj më të mirën”, u shpreh Maldini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të mërkurën…