Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

14 prill 2024 | 14:26

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi.

“Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq.

Ai ka shtuar se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol.

“Bastisjet e banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budvë dhe Bijello Pole janë duke vazhduar, për të gjetur gjurmë të veprës penale dhe gjëra që mund të jenë të dobishme për procedurën”, ka thënë prokurori Radonjiq.

Ai, po ashtu, ka thënë se Katniq dhe Llazoviq do të dërgohen në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje brenda afatit ligjor.

Zyrtarë të qeverisë malazeze e kanë mirëpritur lajmin për arrestimin e Katniqit dhe Llazoviqit.

Kryeministri Millojko Spajiq, ka thënë se veprimi i Prokurorisë Speciale dëshmon për “shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuar në kohën e ish-pushteteve”. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Izraelit nga sulmi i Iranit me raketa dhe…