Mali i Zi ka ngrirë asetet e 34 rusëve që janë nën sanksionet e BE-së

11 qershor 2022 | 01:53

Mali i Zi ka ngrirë dyzet e katër prona të 34 shtetasve rusë të cilët janë sanksionuar më parë, tha Ministria e Brendshme malazeze.

Sipas deklaratës, kjo vazhdoi harmonizimin 100% të politikës së jashtme të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, transmeton Demokracia.com.

“Për 44 prona, Kadastra dhe Administrata e Pronës Shtetërore ka nxjerrë vendime përkatëse që kufizojnë disponimin me pronë në Mal të Zi për këta persona”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vjen vetëm dhjetë ditë pas takimit të zyrtarëve malazezë me zyrtarët e Komisionit Evropian.

Mali i Zi, së bashku me Maqedoninë Veriore dhe Bullgarinë, mbylli hapësirën e tij ajrore në fillim të kësaj jave për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov drejt Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
37,000 gra shërbejnë në ushtrinë ukrainase, dhe më shumë se…