Maliqi: Efikasiteti i Gjykatës Supreme arriti në 89.57 për qind gjatë periudhës korrik-shtator 2026
Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtarëve të KGJK-së.
Kështu, gjyqtari Agim Maliqi, nga radhët e Gjykatës Supreme, në mungesë të kryetarit Fejzullah Rexhepi, tha se efikasiteti i kësaj gjykate në tremujorin e tretë të vitit, që përfshin periudhën korrik–shtator 2026, ka qenë 89.57 për qind.
Mes tjerash, ai tha se gjatë kësaj periudhe kanë pasur në punë 1 mijë e 6 lëndë, prej të cilave 556 janë pranuar, ndërsa 550 janë bartur nga periudha paraprake.
Maliqi shtoi se janë zgjidhur 498 lëndë, ndërsa 608 lëndë kanë mbetur të pakryera.
Ndërkaq, lidhur me efikasitetin e Gjykatës Supreme, ai tha se ai arrin në 89.57 për qind, duke theksuar se 209 nga lëndët e zgjidhura kanë qenë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.



