Maliqi jep një propozim për LV-në e LDK-në për postin e kryetarit të Kuvendit

28 janar 2020 | 09:18

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit.

“Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik: Kujtim Shala bëhet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për dorëheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe,…