Maliqi: Koha për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë ka qenë dje

05 maj 2022 | 10:33

Analisti Agon Maliqi ka komentuar takimin e djeshëm të Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Berlin.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se koha për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë ka qenë dje.

“Status-quo i ka shkuar për shtati Rusisë (& Vuçiqit) prej vitit 2014, i ndihmuar prej përçarjeve & popullizmit në mesin tonë. Mitologjitë e dikurshme opozitare mbi dialogun le të treten bashkë me ushqimin e darkave në Berlin”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit