Malisheva e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

31 gusht 2018 | 12:44

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019, Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë ka mbajtur takim me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka uruar të gjithë drejtorët për fillimin e vitit të ri shkollor dhe njëkohësisht ka uruar drejtorët e rinj për angazhim në pranimin e detyrës së re.

Thaçi në vazhdim ka pasqyruar aspekte të përgjithshme të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, përfshirë rinovimin e shkollave, mbajtjen e konkursit për plotësimin e kuadrit arsimor, krijimin e kushteve për angazhimin e koordinatorëve të cilësisë në bashkëpunim me MAShT-in.

Viti shkollor 2018/2019 pritet të fillojë më 3 shtator për të gjitha shkollat, përjashtimisht në ndonjë institucion arsimor ku punimet për rinovimet e objekteve shkollore janë në përfundim e sipër.

Po ashtu, në kuadër të përgatitjeve, ka paraqitur para të pranishmëve realizimet dhe përgatitjet për furnizim me tekste mësimore, ku MAShT-i veç ka filluar të furnizojë me libra falas, e shumë shpejt do të furnizohet edhe Komuna e Malishevës.

Në kuadër të përgatitjeve u diskutua nga të gjithë drejtorët, për rinovimet e shkollave, furnizimin me material higjienik, furnizimin me lëndë djegëse, furnizimin me material teknik dhe gjithashtu drejtorët e shkollave u informuan për kërkesat të cilat janë në procedurë e sipër në Zyrën e Prokurimit.

Nga të gjithë të pranishmit u ra dakord për angazhime sa më të përgjegjshme në punë dhe në përkushtimin e gjithë komunitetit shkollor për arritjen e rezultateve sa më të mira në vitin shkollor 2018/2019.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ani pse pritej që të ketë grevë të mësimdhënësve në…