Malisheva kërkon nga kryetarët e fshatrave t’i identifikojnë qytetarët që vijnë nga jashtë

27 mars 2020 | 13:28

Komuna e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e Shtabit komunal për menaxhimin e situatës për koronavirusin, të cilën e ka udhëhequr kryetari Ragip Begaj.

Ai ka bërë me dije se nga kjo komunë janë të identifikuar 32 qytetarë të prekur nga koronavirusi.

“Ne si shtab kemi qenë njëzet e katër orë aktiv në menaxhim të situatës dhe kërkesave të qytetarëve, në bashkërenditje edhe me institucionet e policisë, QKMF-në, Kryqin e Kuq, shoqatën ‘Nëna Tereza;, Bashkësinë Islame, kryetarët e fshatrave, si dhe kompanitë kryesore që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si me, Ekoregjionin, Hidroregjionin, KEDS-IN”, ka thënë Begaj.

Komuna e Malishevës iu ka bërë apel që kryetarët e fshatrave në bashkëpunim me kryesitë e veta të punojnë në identifikimin e personave që vijnë nga jashtë dhe t’i lajmërojnë në Shtabin komunal për menaxhimin e mergjencave.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…