Malisheva prezanton strategjinë për komunikim dhe informim

15 dhjetor 2017 | 23:37

Organizuar nga Komuna e Malishevës dhe e mbështetur nga OSBE, misioni në Kosovë, të premten është bërë prezantimi i draftit të parë të Strategjisë për Komunikim dhe Informim në Komunën e Malishevës.

Përveç prezantimit, u zhvillua edhe një debat nga pjesëmarrësit, lidhur me këtë dokument të rëndësishëm që është pjesë e transparencës komunale.

Duke marrë fjalën, në këtë prezantim, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm hartimin e këtij dokumenti, i cili ka të bëjë jo thjesht me komunikimin dhe informimin, por me transparencën e përgjithshme të Komunës së Malishevës.

Ndërsa zyrtari i OSBE-së, Salih Elshani, tha se “hartimi i strategjive të tilla, është me shumë rëndësi për çdo komunë dhe çdo institucion, pasi përmes kësaj edhe rritet komunikimi me qytetarin, por rritet edhe transparenca dhe vendimmarrja së bashku me llogaridhënien”.

Po ashtu në këtë prezantim, janë shkëmbyer edhe përvojat me komunat fqinje të Suharekës dhe Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë të…