Malisheva sot, miqësore me Dynamo Kyiv në Turqi
25 janar 2026
| 08:24
Klubi i futbollit nga Kosova, Malisheva, sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, ku do të ndeshet me Dynamo Kyiv.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Kremlin 1” në Antalia të Turqisë, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale.
Kjo do të jetë miqësorja e katërt për Malishevën gjatë fazës përgatitore. Në tri ndeshjet e para, skuadra kosovare ka regjistruar fitore, duke treguar formë të mirë para rifillimit të kampionatit.
Malisheva e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në vendin e pestë, ndërsa Dynamo Kyiv renditet në pozitën e katërt në Premier League të Ukrainës pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.



