Malishevë: 8 të shëruar dhe 5 raste të reja me Covid

14 prill 2021 | 16:15

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tetë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, tash e një vit e një muaj më parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1023 raste, prej tyre 891 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 83 persona.

Në raportin e publikuar sot, është raportuar për 5 persona me covid nga Malisheva, mirëpo njëri rast është nga një komunë tjetër dhe jo nga Malisheva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baki Muqaj shpall te pavlefshme diplomën shmlt "11 Marsi" Prizren.