Malishevë, e rrahu dhe e shfrytëzoi seksualisht një grua me premtimin për martesë

06 qershor 2023 | 09:43

Të hënën në Malishevë një grua ka raportuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i cili i kishte premtuar se do të martohet me të.

Ai po ashtu dyshtohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës.

Më 05.06.2023, viktima femër  kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore  ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull  kosovar  i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është njoftuar se të hënën një vajzë…