Mallorca dhe Torino e kërkojnë Bardhin

25 janar 2023 | 16:10

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi u bë pjesë e Trabzonsporit në fillim të këtij sezoni, por ai mund të largohet nga kjo skuadër shumë shpejt.

Interesim për lojtarin 27-vjeçar kanë shprehur një klub nga La Liga dhe një tjetër nga Seria A. Është skuadra ku aktivizohet Vedat Muriqi, Mallorca, ajo që e dëshiron që në janar lojtarin shqiptar, i cili ka përvojë në kampionatin spanjoll ku më herët ka luajtur për Levantën.

Ndërsa në Itali e dëshiron klubi i Torinos, aty ku është pjesë një lojtar tjetër shqiptar, Mërgim Vojvoda. Klubi turk i Trabzonsporit kërkon 3 milionë euro për Bardhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Soledar, në rajonin…