Mami Vera, shembulli që ndjek Rita Ora (Foto)

25 shkurt 2018 | 15:52

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme në botë për momentin dhe ka miliona ndjekës që mundohen ta imitojnë, por njëra prej tyre e imiton më shumë se të gjitha.

Bëhet fjalë për Verën, nënën e 27-vjeçares nga Kosova, e cila nga fotot duket qartë që e ndjek shumë modën.

Gjithashtu, Rita ka deklaruar se nëna e saj është truri pas suksesit muzikor. Në vitin 2009, kur Rita ishte e panjohur, kishte mundësinë për të përfaqësuar Britaninë në Evrovizion, por Vera e këshilloi që të mos e bënte këtë, por të merrte pjesë në një event muzikor lokal.

Aty, një drejtues i një studioje e vlerësoi talentin e Ritës dhe kështu nisi rrugëtimi i suksesshëm i saj në botën e spektaklit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka thënë se sulmet kundër “terroristëve”, jashtë Damaskut do…