Manaj, afër rikthimit në Itali

31 korrik 2023 | 15:09

Sulmuesi shqiptar dhe i kombëtares kuqezi Rey Manaj mund të rikthehet të luajë në kampionatin italian, këtë herë në Serie B, me ekipin e Sampdoria.

Sipas medieve italiane, futbollisti i është ofruar ekipit që drejtohet nga trajneri Andrea Pirlo, por ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Nga skuadra e Sampdoria u largua për në Arabi sulmuesi Manolo Gabbiadini, ndaj klubi është në kërkim të një zëvendësuesi.

Rey Manaj ka luajtur edhe më herët me këtë fanellë, por me skuadrën e të rinjve (sezoni 2013-2014), para se të transferohej te Cremonese.

Manaj ka luajtur me Watford në Championship sezonin e kaluar, por në janar lojtari zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën. Ndaj, ai është në kërkim të një skuadre të re. Dy vite më parë, Manaj bëri një paraqitje të shkëlqyer me Spezia në Serie A, ku në  30 ndeshje realizoi 5 gola.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblistja e LDK-së në komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, ka…