Edona Kryeziu kritikon pushtetin në Rahovec për konkurset nëpër shkolla dhe për drejtimet e tyre

31 korrik 2023 | 14:58

Asamblistja e LDK-së në komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, ka drejtuar kritika në adresë të pushtetit lokal në seancën e sotme të kuvendit për konkurset nëpër shkolla dhe për drejtimet e tyre.

Ajo ka pasur vërejtje në konkursin për vitin shkollor 2023-24 për Shkollat e Mesme të Larta.

“Duke i analizuar konkurset e shpallura nga Drejtoria Komunale e Arsimit për vitin 2023-24 për shkollat e mesme të larta. Për tri shkolla unë kam bërë një analizë, sepse janë gjithsej janë katër. Shkolla e Mesme e Lartë ‘Xhelal Hajda – Toni’ 6 paralele në shkenca natyrore, 2 paralele në shkenca shoqërore. Shkolla e Mesme ‘Ukshin Hoti’ tri paralele në shkenca natyrore dhe tri paralele në shoqërore. Shkolla e Mese e Lartë ‘12 Maji’ tri paralele në natyrore dhe tri në shoqërore. Pse në Shkollën e Mesme e Lartë ‘Xhelal Hajda – Toni’ nuk praktikohet e njëjta politikë apo planifikim si në shkollat e lartcekura. Sa kam qenë unë nxënëse e shkollës së mesme prej 8-9 paraleleve të formuara, pesë kanë qenë në shkencat natyrore e të tjerat shoqërore. Logjika e shendosh e thotë shumë qartë; në momentin kur një person me ndikim të madh ka një person të vetin e bënë një kombinim të tillë. Kjo veç se po ndodh në vitet e fundit sa është AAK-ja në pushtet”, ka thënë Kryeziu.

Sipas saj, atëherë drejtorive të shkollave u imponohet që në shkencat natyrore të pranojnë edhe nxënës me sukses të dobët apo thjeshtë pa kurrfarë kriteri.

Pikë tjetër shqetësuese, asamblistja Kryeziu ka ngritur konkurset e shpallura në shkolla, që sipas saj po ndodhin çdo muaj.

“Drejtoria e Arsimit ose nuk i ka të dhënat e sakta për mësimdhënësit që janë pa plotësim norme ose shpall konkurse, e që është më e sakta, për t’i punësuar militanëtët politikë”, është shprehur ajo.

Kryeziu i është drejtuar me një mesazh edhe kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

“Kryetar me keqardhje po u them e keni demotivuar rininë e komunës sonë. Mësimdhënësit që pranohen janë të partisë në pushtetin lokal. Kërkoj nga komunarët që të bëhet një komision i përbërë nga të gjitha partitë politike dhe të shikohen dosjet e tyre, sidomos të këtyre të fundit që pa diplomë adekuate po pranohen”, është shprehur asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Dritës ka nxjerr sot në shitje biletat për…