Manaj bëhet gati për aventurën tek Barcelona B

29 dhjetor 2019 | 12:30

Barcelona B pritet të jetë së shpejti skuadra e re e Rei Manajt, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë te Albacete.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se mbeten detajet për të zyrtarizuar kalimin në skuadrën e re, por në Katalonjë nuk janë edhe shumë të kënaqur me Manajn.

E përditshmja “Sport” i ka kushtuar një artikull lojtarit shqiptar duke i vënë titullin “Mbreti Manaj është sulmuesi i zgjedhur i Barcelonës B”. Fjala mbret nuk përdoret në një kontekst jo pozitiv, pasi duke pasur parasysh talentin dhe aftësitë e Manajt rritja duhet të ishte më e madhe.

“Në këtë sezon të dytë, nuk ka filluar ende të shpërthejë dhe është zakonisht zëvendësues i Zozulias, por te Barcelona mendojnë për moshën 22-vjeçare dhe potencialin e tij”, shkruan “Sport” për sulmuesin shqiptar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu, ka deklaruar se…