Manaj flet si lojtar i Barcelonës

21 janar 2020 | 15:00

Rei Manaj firmosi për Barcelonën B të hënën për të zyrtarizuar largimin e tij nga Albacete.

Transferimi erdhi për 700 mijë euro, ndërsa klauzola e largimit që iu vendos nga katalanasit ishte 50 milionë euro. Ndërkohë sulmuesi shqiptar është shprehur i lumtur për këtë aventurë të re. Në dëshirat dhe ëndrrat e futbollistit mbetet kalimi dhe debutimi në ekipin e parë, megjithëse tregohet i kujdesshëm dhe i matur me fjalët.

“Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime që po firmos me një klub të madh dhe për mua më i miri në histori. Kur erdhi ky interesim i Barçës, nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam disa objektiva që dua t’i mbaj me veten dhe shpresoj se skuadra të ngjitet në Segunda. Ky është klubi më i rëndësishëm”, ka thënë Manaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flaka Krelani ditë më parë solli projektin e ri muzikor…