Manaj ndahet me Watfordin

08 shkurt 2023 | 17:02

Rey Manaj nuk do të jetë më lojtar i Watford në Championship, liga e dytë e futbollit në Angli. Lajmi u konfirmua nga klubi, që nëpërmjet faqeve zyrtare theksoi se marrëveshja me sulmuesin është ndërprerë me konsensus.

Manaj u transferua te skuadra angleze në verën e vitit 2022, por nuk arriti të linte gjurmë. Aventura e tij ishte e pafat, pasi u karakterizua nga dëmtimet.

Në shtatë ndeshje, ai arriti të shënonte vetëm një gol. 25-vjeçari i rritur në akademinë e Interit dhe pjesë e Barcelona B, tashmë do të duhet të gjejë një ekip të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Shala, nuk…