Shala: Qeveria është jashtë loje sa i përket sektorit të energjisë

08 shkurt 2023 | 16:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Shala, nuk ka dashur ta komentojë kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim e tarifave të energjisë elektrike.

Ai ka pasur kritika në adresë të qeverisë për mosnxjerren e një ligji për energji, teksa këtë të fundit e ka quajtur “ligj jo të mirë”.

Shala, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka akuzuar qeverinë për moskalimin e masave emergjente.

Anë këtë kontekst, ai ka thënë se qeveria Kurti është jashtë “loje” sa i përket sektorit të energjisë.

“Parimisht ZRrE-ja është ne proces ligjor duke i trajtuar kërkesat dhe ne nuk do të interpretojmë deri sa të kemi një rezultat pastaj do të shohim. Qeveria e ka sjellë një ligj të keq për energji. Shqetësuese është mosmiratimi i strategjisë ende për energjinë. Shqetësuese është moskalimi i masave emergjente, paarsyeshmeri, pa veprim. Institucionet ekzekutive janë krejtësisht jashtë loje sa i përket sektorit energjetik të vendit”, ka thënë Shala për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diferenca e ngushtë në tabelën e Bundesligës pas 19 javësh…