Manchester City fiton FA Cup

03 qershor 2023 | 18:03

Manchester City rrëmben trofeun e dytë sezonal, duke vijuar ecurinë fantastike. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi me vuajtje 2-1 ndaj United në finalen e FA Cup.

“Qytetarët” e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke zhbllokuar shifrat që pas 14 sekondash. Ilkay Gundogan do të realizonte me një goditje spektakolare fluturimthi nga distanca.

United u mundua të reagonte, teksa do të fitonte një penallti në minutën e 33-të pas një prekje të topit me dorë nga Grealish. Nga pika e bardhë Bruno Fernandes do të tregohej i saktë duke mposhtur portierin Ortega.

Manchester City ndërkohë do të rikthehej sërish në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Nga një aksion i ngjashëm si në fillimin e ndeshjes, Ilkay Gundogan do të shënonte me një goditje fluturimthi me të majtën në hyrje të zonës.

United ndërkohë u zgjua pas këtij goli duke krijuar disa raste të pastra me Rashford dhe Garnacho, por rezultati nuk do të ndryshonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një komunikate për media…