Mançini: Fituam me meritë

27 qershor 2021 | 13:25

Italia e siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pasi e mposhti në vazhdime Austrinë (2-0).

Trajneri Roberto Mançini ka thënë se Italia ka fituar me mërit dhe se është dashur të shënonin në kohën e rregullt.

“U kualifikuam sepse e meritonim. Sinqerisht duhet t’i kishim shënuar dy golat shumë më herët dhe të mos shkonim në shtesë. U lodhëm, por fituam me meritë. Lojtarët që u futën nga stoli kishin mentalitetin e duhur dhe u futën në ndeshje për ta ndryshuar lojën. Ishin të jashtëzakonshme, dhanë gjithçka që kishin. E dija që do të ishte e vështirë, ndoshta edhe më e ashpër se çerekfinalja. Ndeshje mund të marrin drejtimin e gabuar, por ne luajtëm mirë dhe e meritonim të kualifikoheshim. Ky test do të na bëjë mirë, na u desh të tregojmë mentalitetin e fortë”, ka thënë Mançini.

“Portugali apo Belgjika në çerekfinale? Janë dy skuadra të jashtëzakonshme, ndaj është e vështirë të zgjedhës”, ka shtuar Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, ka arritur që…