Mançini: Luajmë për fitore edhe ndaj Uellsit

17 qershor 2021 | 17:50

Italia e mposhti të mërkurën në mbrëmje Zvicrën (3-0), duke e regjistruar fitoren e dhjetë radhazi. Trajneri Roberto Mançini ka thënë se fitorja është synim edhe në ndeshjen ndaj Uellsit dhe vendi i parë në grup.

“Zvicra është një skuadër e fortë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ishte. Ne kishim disa raste, mund të kishim shënuar më herët dhe të kishim vuajtur më pak, por e meritonim atë gol në fund. Ishte ndeshje e luftuar minutat e para, por më pas i ushtruam presion lart dhe i detyruam të bëjnë gabime. Djemtë dolën vërtet mirë në sulm, nuk ishte e lehtë, ndeshja e tyre e dytë në pesë ditë dhe është mjaft nxehtë. Më pas e ndryshuam sistemin për të marrë frymë, pasi ishim të lodhur dhe duhej të bënim rregullime. Uellsi? Luajmë për të fituar çdo ndeshje dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne ja kushtojmë këtë fitore të gjithë italianëve që po vuajnë tani”, ka thënë Mançini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet Krasniqi është propozuar kandidat për kryetar të Obiliqit nga…