Mandzukiqi i bashkohet edhe zyrtarisht Milanit

19 janar 2021 | 12:25

AC Milani ka njoftuar edhe zyrtarisht se Mario Mandzukiq i është bashkuar klubit, në një marrëveshje gjashtëmujore.

Milani dhe Mandzukiq kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e sulmuesit kroat në San Siro deri në përfundim të këtij sezoni, me mundësi për zgjatjen e marrëveshjes për edhe një vit, njofton klubi i Serie A.

Përfaqësuesi i Kroacisë Mandzukiq iu bashkua Milanit si lojtari i lirë. Ish-sulmuesi i Juventusit mbërriti në Milano në fundjavë dhe i kreu testet mjekësore të hënën.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Mario Mandzukiq. Klubi dhe sulmuesi janë pajtuar për një ujdi deri në fund të sezonit aktual me mundësi për zgjatjen e kontratës për edhe një vit”, thuhet në njoftimin e Milanit. Milani po ashtu konfirmoi se 34-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 9.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 Janar 2021 në Gjilan u mbajt shënimi i…