Mane bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë

27 qershor 2022 | 17:37

Me pagën që do të marrë te Bayern Muncheni, Sadio Mane raportohet se do jetë një nga lojtarët më të paguar në botë. Gjatë kohës që ishte te Liverpooli, senegalezi kishte një pagesë të mirë, por tashmë theksohet se do të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar në botë.

Mediet gjermane raportojnë se 30-vjeçari do të fitojë 17 milionë euro në vit te Bayerni, pasi firmosi kontratën deri në 2025-n. Gjatë kohës që do të kalojë te kampionët e Gjermanisë, Mane do të grumbullojë plot 51 milionë euro.

Sulmuesi u largua nga Liverpooli pas një periudhe gjashtëvjeçare të kaluar me “The Reds” dhe tashmë do të nisë një epokë të re në Bundesliga me ekipin e Bayern Munchenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisi ka nisur garat sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.…