MAPL-ja mbështet komunat në 24 projekte me mbi 2 milionë euro
01 shtator 2021
| 15:36
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar të mërkurën 17 marrëveshje me komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.
Bazuar në raportin e komisionit për vlerësim të kritereve si dhe natyrën e projekt propozimeve të pranuara nga komunat, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është aprovuar mbështetja financiare për 24 projekte në vlerë mbi 2 milionë euro.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është financimi i projekteve komunale për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.



