Maqedonci thotë se Kosova do t’i dërgojë Ukrainës mjete ushtarake

19 mars 2024 | 18:58

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë.

Ai ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit të Ukrainës dhe do të mbështesë atë deri në fitoren përfundimtare.

“Ministrat dhe përfaqësuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit i informova për mbështetjen e FSK-së për trajnimin e trupave ukrainase në kuadër të Operacionit Interflex në Britani si dhe trajnimin për deminim për trupat ukrainase që jemi duke e realizuar në bashkëpunim me EUCOM, në Kosovë”.

“Gjithashtu të pranishmit i njoftova për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme e që përbëhet nga dhjetëra kamionë taktik, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt”, ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes Vasil Shantos, Reshit Rusit dhe forcave të xhandarmërisë ka…