Maqedoni, ligji për gjuhët pritet të votohet në fund të muajit janar

22 janar 2018 | 21:26

Ligji për përdorimin e gjuhëve më së shumti para deputetëve do të jetë më 29 Janar.

Në kordinimin e sotshëm tek kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi kordinatorët e shumicës parlamentare janë dakorduar që këtë javë të mos ketë seanca, sepse disa prej deputetëve janë në udhëtim zyrtarë dhe nuk ka kuorum për punë.

Por nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi thonë se Ligji për gjuhët më së shumti në rend të ditës do të jetë javën e ardhshme, gjegjësisht të hënën tjetër më 29 Janar, ku në të njejtën ditë do të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Parlamentit.

Ky do të jetë leximi i tretë i këtij ligji në Parlament, që do të shkon direkt në seancë plenare, pa debat në komisione, transmeton Zhurnal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i ETC - Elkos Group-it dhe njëherit deputeti i…