Maqedonia e Veriut eliminohet nga ‘Euro 2020’

17 qershor 2021 | 16:54

Maqedonia e Veriut është eliminuar nga Kampionati Evropian, pasi sot pësoi humbje nga Ukraina me rezultat 2-1. Ukraina pas kësaj fitore është në garë për kualifikim në rrethin e dytë.

Ukraina e luajti më mirë në pjesën e parë ku arriti të shënoi dy gola. Në minutën e 29-të, kapiteni Andriy Yarmolenko pas një rivënie nga këndi arriti të shënon nga afërsia për 1-0, derisa në 2-0 epërsinë e ngriti pesë minuta me vonë Roman Yaremchuk.

Në pjesën e dytë Maqedonia u mundua maksimalisht të rikthehet në lojë dhe arriti të ngushtin rezultatin në minutën e 57-të, kur futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski fillimisht dështoi nga penalltia, por topin e rikthyer e dërgoi në rrjetë.

Gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja, Ruslan Malinovsky nuk realizoi nga penalltia. Portieri Stole Dimitrievski e lexoi gjuajtjen e lojtarit ukrainas dhe nuk lejoi që të thellohet epërsia e kundërshtarëve. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…