Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës tanke sovjetike

29 korrik 2022 | 23:03

Anëtari më i ri i NATO-s, Maqedonia e Veriut, i ka dhuruar Ukrainës disa tanke beteje sovjetike.

Ky donacion vjen pasi Ukraina po përgatitet të modernizojë mbrojtjen e saj në përputhje me standardet e Aleancës, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. shkruan Aljazeera.

“Maqedonia e Veriut përndryshe do t’i kishte hedhur tanket, por Ukraina ka nevojë për to”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Maqedonia e Veriut ka ende rreth 30 tanke luftarake kryesore sovjetike T-72, por numri që i është dhënë Ukrainës nuk është specifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet dita…