Maqedonia e Veriut miraton raportin për vendkalimet e përbashkëta kufitare me Kosovën

04 korrik 2023 | 16:09

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar marrëveshjen me Kosovën për hapje të përbashkëta të pikave kufitare.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se pikat e përbashkëta kufitare do të jenë “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.

“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet! Në seancën e sotme të qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare ‘Bllacë – Han i Elezit’ dhe ‘Jazhincë – Glloboçicë’. Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme”, ka shkruar Grubi.

Ndërsa ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka mirëpritur këtë vendim.

“Një hap më afër arritjes së marrëveshjes bilaterale për krijimin e pikë-kalimeve kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Ky vendim do ta lehtësoj tutje qarkullimin e qytetarëve sidomos në pikëkalimin Hani i Elezit/Bllacë”, është thënë në njoftimin e kësaj ambasade.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e vizitave te fermerët, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë…