“Marca” akuzon Kroosin dhe Modriqin

18 tetor 2018 | 16:47

Real Madrid po kalon nëpër një krizë ku në katër ndeshje nuk ka fitore dhe nuk ka shënuar gol, por problemi është edhe te forma e dobët e Toni Kroosit dhe Luka Modriqit.

Kroos ka gjashtë ndeshje pa fitore, mes klubit dhe kombëtares, nga humbja me Sevillën, në humbjen kundër Francës, kur edhe shënoi golin e vetëm për Gjermaninë nga penalltia. Kanë kaluar 540 minuta që kur gjermani mori fitoren e fundit, që është një nga ecuritë më negative në karrierën e tij si një futbollist profesionist. Ai ka humbur nga forca dhe preciziteti që është tipar tipik i lojës së tij.

Në anën tjetër Modriqi luajti me Kroacinë që barazoi 0-0 kundër Anglisë, ku në pesë ndeshjet e fundit skuadrat që ai ka luajtur nuk kanë shënuar gol. Ai u kthye më herët në Madrid, në mënyrë që të stërvitej me shokët e tij që nuk ishin me detyra ndërkombëtare. Dy ndeshjet e radhës ndaj Levantes  dhe Viktoria Plzen, para se të vijë derbi me Barcelonën, janë vendimtare që forma e dy mesfushorëve të rikthehet, pasi që paraqitja e tyre ishte e dobët, shkruhet në analizën e “Marcas”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Italisë, Juventus ende nuk ka arritur marrëveshje për…