Marcelo refuzon Juventusin

06 shtator 2018 | 14:15

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Juventus.

Mbrojtësi brazilian ka bërë me dije se dëshira e tij është që karrierën ta mbyll në Real.

“Dua ta mbyll karrierën te Reali i Madridit. Qarkullojnë shumë opinione, që përfundojnë si lajme, por që në fund të fundit janë vetëm sajesa. Kam entuziazmin e 18-vjeçarit Vinicius. Çdo vit e kam treguar dëshirën time për kontribuar për Realin. Ka shumë njerëz që fshihen pas rrjeteve sociale dhe shpikin gjëra të pakuptimta. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid”, ka thënë Marcelo, i cili ka kontrate me Realin deri në vitin 2022.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka uruar Policinë…