Marclei Cesar, ‘ylli i javës’ në BKT Superligë

20 shtator 2021 | 16:31

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsoren e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës” për lojtarin më të mirë të xhiros. Për javën e pestë lojtari më i mirë është shpallur Marclei Cesar Chaves Santos i KF Ulpiana.

“Marclei Cesar, qendërsulmues i FC Ulpiana, kontribuoi me dy gola në fitoren e parë të skuadrës së tij në BKT Superliga 2021/22”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Çmimin futbollistit ia dorëzoi Arianit Aliu, menaxher i operacioneve në BKT, dega Lipjan.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka disa ditë që ndodhet…