Marco Rubio mbërrin sot në Romë për një takim me Papën
07 maj 2026
| 11:50
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ka mbërritur në Romë.
Aeroplani u ul në Aeroportin Ciampino nën masa të rrepta sigurie, shkruan Ansa.
Kreu i Departamentit të Shtetit, përgjegjës për politikën e jashtme të ShBA-së do të jetë në Vatikan këtë mëngjes dhe në Palazzo Chigi nesër.
Rubio pritet të takohet sot me Papa Leo XIV.



