MARCO RUBIO SEKRETARI I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, ALEATIT TË KOMBIT SHQIPTAR

07 mars 2025 | 12:59

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili sapo ka filluar në postin e ri, në administratën e Presidentit Donald Trump, të mërkurën pati një shfaqje, qysh nuk jemi mësuar të shohim në të kaluarën zyrtarët e lartë të SHBA-së!

Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio u shfaq të mërkurën, gjatë një interviste për tv Fox News, më një shenjë kryqi në ballë!

Sekretari Amerikan i Shtetit foli në një intervistë, në njërin nga televizionet e fuqishme të SHBA-së, në lidhje me zhvillimet aktuale në Ukrainë, për krizat si ajo në Lindjen e Mesme, por edhe për fjalimin e Presidentit Donald Trump në Kongres!

Kryqi ishte vendosur nga Marco Rubio, pasi është simboli i festës së Ditës së Mërkurës së Hirit, që përkon me ditën e parë të Kreshmës për shumë besimtarë të krishterë anë e mbanë botës, e edhe ndër shqiptarët!

Në këtë ditë, besimtarët e krishterë, shënojnë këtë ritual duke formuar një kryq në ballin e tyre me hirin e shenjtëzuar nga Dita e Palmave të vitit të kaluar!

E mërkura e Hirit shënon fillimin e Kreshmës, periudhë gjatë së cilës besimtarët e krishterë angazhohen në agjërim, duke shmangur mishin!

Ky zakon ndiqet nga shumë grupime të krishtera, përfshir katolikët shqiptar!

Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e fesë, duke u konsideruar një kohë reflektimi dhe pendimi për të krishterët në mbarë botën e edhe për shqiptarët!

US ARMY dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë aleati kryesor i popullit shqiptar të Kosovës dhe i UÇK-se gjatë luftës kundër Serbisë pushtuese dhe kontribuesi kryesor për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe!

E përpunoi:
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Mars 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në vitin 2025.…