Marijuana përdoret më shumë se alkooli në ShBA

23 maj 2024 | 08:53

Përdorimi i përditshëm i marihuanës ka tejkaluar përdorimin e rregullt të alkoolit në SHBA, sipas të dhënave nga Anketa Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin, të publikuara në revistën “Addiction”.

Në vitin 2022, niveli i përdorimit të marihuanës tejkaloi përdorimin e alkoolit për herë të parë, tha autori i studimit Jonathan Caulkins, studiues i përdorimit të kanabisit në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh.

Sipas rezultateve të studimit, në vitin 2022, rreth 17.7 milionë njerëz e përdorin atë çdo ditë ose thuajse çdo ditë përdorën marihuanë krahasuar me 14.7 milionë njerëz që pinë çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2022, shkalla e përdorimit të rregullt të marihuanës u rrit me 15 herë, raporton abcnews.

Shumica e shteteve amerikane e kanë dekriminalizuar marihuanën, duke lejuar përdorimin e saj mjekësor dhe rekreativ, por ajo mbetet e paligjshme në nivel federal.

Në muajin nëntor, votuesit e Floridës do të vendosin nëse do të miratojnë një amendament kushtetues për të lejuar përdorimin rekreativ të kanabisit dhe qeveria federale synon ta klasifikojë marihuanën si një drogë më pak të rrezikshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetare nga Ukraina ka realizuar një reportazh për veriun…