Elshani gazetares ukrainase: Ne i duam amerikanët, ata rusët

23 maj 2024 | 08:48

Një gazetare nga Ukraina ka realizuar një reportazh për veriun e Kosovës, duke u fokusuar në gjendjen e atjeshme 25 vjet pas lufte.

Gjatë intervistës me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, gazetarja bëri një pyetje rreth shenjave ruse në veri.

Me një dozë humori, Elshani u përgjigj: “Ne i duam amerikanët, ata i duan rusët”.

Kjo video është bërë virale në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të përgjigjes së veçantë të Elshanit.

Ndryshe në komunat veriore të Kosovës ka pasur simbole pro Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të…