Marina amerikane sekuestron anije me flamur iranian në Detin e Omanit

20 prill 2026 | 08:47

Komanda e Përbashkët e ShBA-së për Lindjen e Mesme (CENTCOM) ka publikuar pamje nga operacioni për sekuestrimin e anijes me flamur iranian “Touska”, e cila dyshohet se tentoi të thyente bllokadën detare amerikane.

Sipas njoftimit, marinsat amerikanë zbarkuan me helikopter nga anija amfibe USS Tripoli dhe ndërmorën aksionin për marrjen nën kontroll të anijes në Detin Arabik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar se një anije luftarake amerikane fillimisht kishte hapur zjarr paralajmërues ndaj mjetit iranian, përpara se të ndërhynte për ta ndaluar atë.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, pas lëvizjeve të Iranit lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Mehani, ka ndërruar…