Vdiq ish-luftëtari i UÇK-së Musa Mehani
20 prill 2026
| 08:46
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Mehani, ka ndërruar jetë, kanë njoftuar Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas.
Sipas tyre, Mehani ishte ndër ata që iu përgjigjën thirrjes për luftë, duke dhënë kontribut të çmuar për vendin.
Ai kishte jetuar dhe punuar për një kohë edhe në Gjermani dhe kujtohet si njeri i urtë e me zemër të madhe.
Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij.



