Kurti dhe Abdixhiku sot takohen sërish për çështjen e presidentit
20 prill 2026
| 08:45
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot takimin e radhës në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Takimi, i katërti me radhë mes tyre për këtë çështje, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës duke nisur nga ora 11:00.
Bisedimet po zhvillohen në një afat të kufizuar kohor, pasi 28 prilli është përcaktuar si afati përfundimtar për zgjedhjen e presidentit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.



