Marina dhe Luana Vjollca shkrepin fotografi në Itali

14 gusht 2022 | 09:39

Ato janë dy ndër moderatoret më të suksesshme në trojet shqiptare që kanë marrë vëmendje të madhe ndër vite.

Bëhet fjalë për motrat Vjollca, Marinën dhe Luanën, të cilat tashmë kanë fituar zemrat e publikut me programet që kanë moderuar.

Në këtë kohë bukuroshet e njohura kanë bërë një pushim dhe si destinacion kanë zgjedhur Italinë.

Në postimet në rrjete sociale ato shihet se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme. Bashkë me to është edhe partneri i Marinës, reperi Ghetto Geasy.

Të njëjtat ndodhen gjegjësisht në Sicili dhe atje kanë vizituar disa prej gjërave të famshme.

Luana prej më shumë se një viti nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë program të ri, kurse Marina ka përfunduar sezonin e radhës të “Klanifornia”.

Luana ishte e fokusuar në projektin e ri “Thuaje”, nga i cili ka bërë rrëfime të ndryshme nga jeta personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe në mëngjesin…