Mark Gasol vazhdon karrierën te ish-skuadra në Spanjë

13 shtator 2021 | 17:58

Basketbollisti me përvojë, Mark Gasoll, do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, te ekipi i Xhironës dhe, sipas mediave spanjolle, pritet që të jetë edhe angazhimi i tij i fundit në karrierën e tij.

Pas ndërrimit në mes të Los Anxhelos Lejkersit dhe Memfis Grizlit, u bë e qartë se Gasol do të largohet nga NBA, ndërsa zgjedhja e tij e ardhshme është skuadra e Gironës. Për qendrën e njohur spanjolle është një rikthim te skuadra e Gironës, pasi që më parë ka veshur edhe fanellën e Barcelonës.

Ndryshe, 36-vjeçari luajti dy sezone te Xhirona (nga viti 2006 deri në vitin 2008) dhe në këtë periudhë u shpall basketbollisti më i vyeshëm në ACB Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin…